Pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi në “Tabanoc”

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta.

Ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata, informuan sot në mëngjes nga Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM).

Qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë, në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.

Të ngjashme