Pritje të gjata në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Pritjet e bashkatdhetarëve në pikat kufitare për të dalë nga Kosova, kanë vazhduar edhe mëngjesin e sotëm.

Pritje më të gjata për të dalë nga Kosova vërehen në pikën kufitare në Merdarë, ku bashkatdhetarët po detyrohen të presin deri në 3 orë.

Sipas një njoftimi nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje të gjata në dalje ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet në pikë janë deri në 1 orë e gjysmë.

Ndërkaq në pikat tjera kufitare vërehet një fluks më i vogël i automjeteve, ku edhe pritjet nuk janë aq të gjata.

Fluksin në pikë kalimet kufitare mund ta shihni duke klikuar KËTU. 

Të ngjashme