Pritjet e qytetarëve nga Qeveria e ardhshme

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 11:51 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët po e vlerësojnë të rregullt procesin zgjedhor të 14 shkurtit. Të anketuar nga Ekonomia Online ata shprehin edhe bindjet e tyre për pritjet që kanë për Qeverinë e ardhshme.

Ka nga ta që presin ndryshime nga kjo qeveri, por ka edhe të tjerë që nuk presin ndonjë ndryshim nga qeveria e ardhshme.

Qytetari Bashkim Gashi tha që dje ka dalur për të votuar, dhe që procesi i zgjedhjeve ka shkuar mirë, mirpo sipas tij nga partia komuniste siç e quan ai nuk pret asnjë ndryshim.

“Kurgjo nuk presim , ka fituar partia komuniste, hiç asnjë ndryshim nuk ka me pasë veç ka me pasë ngecje”, tha Gashi

E qytetari tjetër Safet Kamberaj, tha që në këto zgjedhje ka fituar një parti e cila është majtiste, dhe në kundërshtim me të gjitha partitë evropiane.

Tutje ka qytetarë që presin ndryshime, dhe realizim të premtimeve, kështu tha qytetari Edon Pllana i cili tha që pret ndryshime dhe mundësi që të realizohen premtimet e tyre.

“Po presim ndryshime, tash premtimet ishalla mbahen kjo është më me rëndësi, ka pasë nevojë me pasë ndryshime tash te shohim”, u shpreh tutje Pllana.

Hamide Pllana, qytetarja tjetër tha që obligimin qytetar e ka kryer, dhe procesi votimit ka shkuar në rregull.

Tutje ajo tha që e rëndësishmë është që kërkesat e saj si qytetare që sa vite të realizohen, dhe primare të jetë ardhmëria e vendit.

 “Kam dalë, e kam kryer obligimin qytetar, procesi përgjithësisht ka qenë shumë mirë, në shkollën të cilën unë kam votuar ka qenë gjithëçka në rregull, ka shkuar shpejtë nuk na ka ra me prit edhe pse ka pasur rradhë të qytetarëve për të votuar”

“Pres kërkesat që janë bërë tash e sa vite për secilën qeveri, pavarësisht se cilën parti e kena votu na e cila ka fituar, po mendoj që duhet të jetë për krejt qytetarët ardhmëria me qenë më në rregull, dhe të gjitha çështjet e përgjithshme që i kanë kërkuar qytetarët që sa vite, edhe unë duke u përfshirë aty”, tha ajo.

Shumë qytetarë kanë ardhur nga vendet e jashtme për të votuar, të njëjtë gjë e kishte bërë edhe qytetari Kujtim Lushaj, i cili tha që ka ardhur enkas për referendum, dhe se pritshëmritë e tij janë që të luftohet korrupsioni e hajnia.

“Kam ardhur nga Brukseli, vetëm për referendumin që e zhvilluam mbrëmë”

“Unë personalisht, pres që të fillojë e të luftohet korrupsioni e hajnia që gjithë këto të këqija ja kanë bërë shteti Kosovës”, theksoi Lushaj

Të ngjashme