210 punëtorë shëndetësorë e kanë kaluar Coronavirusin, 30 ende janë aktivë në Prizren

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Dyqind e dhjetë punëtorë të shëndetësisë primare në Prizren e kanë kaluar koronavirusin.

Ndërkaq, 30 janë aktivë me trajtim mjekësor.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se testimet e punëtorëve shëndetësorë janë bërë me teste serologjike.

“Nga 490 punëtorë të shëndetësisë primare 210 kanë rezultuar se e kanë kaluar COVID-in, ndërkohë fillimisht kanë qenë 60 aktive, kurse aktualisht janë 30-të”, tha Haskuka.

Komuna e Prizrenit, muajin e kaluar pati filluar realizimin e testeve serologjike në QMF 1, shkruan “PrizrenPress”.

Këto teste që bëhen përmes gjakut, tregojnë nëse personi është ose ka qenë i infektuar me koronavirus dhe pasqyrojnë imunitetin e popullatës, që rrjedhimisht do të ndihmojnë në verifikimin e saktë të personave që janë infektuar me Covid-19.

Kryetari Haskuka tha se fillimisht janë testuar punëtorët e shëndetësisë primare.

“Më të infektuarit kanë qenë punëtorët shëndetësorë që punojnë në laboratorë”, tregon Haskuka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme