Prizren, dy djemtë rrahin nënën e tyre

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e saj duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kishte pasur viktima me të bijtë.

Të dyshuarit janë shoqëruar për në stacionin policor, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Prizren, 28.08.2021-19:37. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me dy djemtë e saj, ata e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion të policisë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar mbahen për gjashtë (6) orë në stacion policor dhe pastaj lirohen në procedurë të rregullt.

Të ngjashme