Prizren, gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Një grua është gjendur e vdekur në Prizren, ndërsa Policia e ka konsideruar si vdekje të dyshimtë.

“Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër K-Shqiptare. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduskion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme