Prizren, ndaj tri bizneseve dhe disa qytetarëve janë iniciuar raste për mos respektim të masave

Prizren | 08 Gus 2020 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë iniciuar  5 raste ndaj qytetarëve  dhe pronarëve të bizneseve për  mos respektim të masave për menaxhimin e pandemisë.

Sipas këtij raporti, në dy lokale është  parë se është shërbyer në ambiente të mbyllura, ndërsa që njëri ka punuar edhe pas orarit të paraparë, raporton Ekonomia Online.

Raporti i plotë i policisë për rastet në Prizren

·         Rr. Bekim Berisha , Prizren 06.08.2020 – 02:10. Është ndaluar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Rr. Gani Saramati, Prizren 07.08.2020-14:35.  Është raportuar se është hapur rast ndaj te dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

·         Rr. Gani Saramati, Prizren 07.08.2020-14:35.  Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

·         Rr.Tirana, Prizren, 07.08.2020-19:00. Ndaj katër te dyshuarve meshkuj  kosovarë është iniciuar procedurë pasi që të njëjtit nuk i janë përmbajtur dispozitave shëndetësore gjate epidemisë dhe vendimeve te qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Rr.Muharrem Hoxhaj, Prizren, 07.08.2020-23:30. Është raportuar se është hapur rast ndaj te dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria duke mbajtur hapur lokalin në kohen kur është ndalimi i lëvizjes së qytetareve. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme