Prizren: Policia konfiskon 1.3 kilogram marihuanë, arreston dy persona

Prishtinë | 06 Tet 2022 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Policia në Prizren ka arrestuar dy persona të cilët njëri ishte duke shitur, ndërsa tjetri duke blerë substanca narkotike të llojit marihuanë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, policia ka sekuestruarr 1.36 kilogram substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore, dy telefona dhe 262 euro.

Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme