Problemet me pasaporta, letërnjoftime e patentë shoferë, Sveçla tregon kur pritet furnizimi me to

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 11:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me problemet për pajisjen e qytetarëve me dokumente personale, shkaku i mungesës së materialit.

Sveçla ka thënë se në fund të këtij muaji do të furnizohen me patent-shofer e letërnjoftime, derisa për pasaporta kanë thënë se për pasaporta do të duhet të presin qytetarët edhe dy muaj, raporton Express.

Pas dy muajsh, Sveçla ka thënë se do të furnizohen me 73 mijë pasaporta.

“Në mesin e gushtit të këtij viti, Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar urdhër-blerje për sasinë shtesë të 30 përqindëshit mbi totalin e kontraktuar, që sipas kushteve kontraktuale, lifterimi është 40 ditë kalendarike, mirëpo për shkak të mungesës së lëndës së parë për dokumente, duke u thirrur në forcë madhore furnitori ka kërkuar afat shtesë të liferimit. Pra, aktualisht, Ministria e Punëve të Brendshme është në pritje për furnizim me dokumente personale, ku fillimisht në fund të këtij muaji do të furnizohemi me patentë shofer e letërnjoftime dhe pas dy muajve me pasaporta, gjithsej 73 mijë cope”, ka thënë Sveçla.

Problemet për furnizim me këto dokumente, Sveçla I ka lidhur me luftën në Ukrainë.

“Situata e krijuar nga lufta Rusi-Ukrainë dhe sanksionet që pësuan pastaj kanë ekspozu dobësitë ndaj sigurisë së furnizimit me lëndë të para kritike për prodhimin industrial,duke afektuar rëndë tregjet globale. Çrregullimi me lëndë të parë ka implikuar ekonomitë botërore, duke shkaktuar shqetësim global te të gjitha kompanitë ndërkombëtare, të cilat po dështojnë në përmbushjen e kërkesat për një gamë të madhe mallrash.  Kjo situatë e krijuar si forcë madhore ka atakuar edhe prodhuesit e materialit për dokumente personale. Problemi i mungesës së materialit dhe dokumenteve është paraqitur në fillim të muajit gusht të këtij viti dhe nuk është e vërtetë që përgjatë gjithë këtij viti kemi pas probleme”, ka thënë Sveçla.

Lexo më shumë:

Të ngjashme