Problemi me një trafo, lë pa rrymë “Bregun e Diellit” më shumë se 12 orë

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Një pjesë e lagjes së “Bregut të Diellit” në Prishtinë është duke qëndruar pa energji i elektrike më shumë se 12 orë, pasi është paraqitur një defekt në një trafo të KOSTT-it.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha për Ekonomia Online se ekipet janë duke qëndruar aty që nga mbrëmja në mënyrë që problemi të rregullohet sa më shpejt.

“Në një pjesë të Lagjes Bregu i Diellit ka defekt që po paraqitet në një trafo të KOSTT-it. KEDS është duke e bërë maksimumin për t’i furnizuar konsumatorët në energji elektrike edhe të asaj pjesë. Por, në momentin kur lëshohet po reagon trafo e KOSTT-it”, ka thënë Buzhala.

“Ekipet kanë qëndru aty gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të jenë aty duke bërë maksimumin që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Por, pasi bëhet fjalë per ndërprerje që po shkaktohet në pjesën që është në përgjegjësi të KOSTT-it, atëherë nuk mund të flasim për detaje”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme