Procedohet për seancë hartimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”

Prishtinë | 08 Kor 2022 | 13:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ka shqyrtuar dy Projektligje dhe dy vendime të Qeverisë së Kosovës. Fillimisht, u përcjellën për seancë Projektligji për Ushqim dhe ai për Produktet Biocide.

Gjithashtu, vendimi i Qeverisë për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës dhe ai për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, u miratuan nga anëtarët e këtij Komisioni. Të gjitha pikat u votuan me vota unanime nga anëtarët prezentë.

Të ngjashme