Prodhuesit dhe tregtarët po përfitojnë nga konsumatorët në kohën e pandemisë

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 13:43 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në organizatën “Konsumatori” kanë marrë numër të madh të ankesave të qytetarëve kundër tregtarëve e prodhueseve të cilët po shfrytëzojnë situatën e krijuar pas përhapjes së Coronavirusit.

Kryetari i kësaj organizate, Selatin Kaçaniku, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se buxhetin të cilin po e rigjenerojnë konsumatorët në kohën e pandemisë po mundohen ta grabisin tregtarët dhe prodhuesit. Andaj ai tha se nuk është koha e përfitimeve, por e ndihmesave.

“Kërkesat janë të natyrshme. Jemi gjithmonë aktiv që numrin e ankesave ta minimizojmë sa më poshtë dhe me shembullin tonë t’i mësojmë prodhuesit, tregtuesit e shërbyesit se si duhet të veprohet në këto rrethana”.

“Kemi vërejtje ndaj disa asociacioneve të prodhuesve dhe tregtueseve e shërbyesve. Nga ky buxhet të cilin e rigjenerojmë ne, po përpiqen të grabisin sa më shumë për vete, është krizë. Na ka kapluar kriza të gjithëve dhe ne duhet të shohim si kontribuues e jo si përfitues. Kjo është dhimbja kryesore e gjithë konsumatorëve”, u shpreh ai.

Mes tjerash, Kaçaniku potencoi se i janë drejtuar Qeverisë për qasje jo serioze të problemeve që kanë të bëjnë me konsumatorët.

Ai përmendi një sërë masash që do t’i ndërmerrnin për ta mbrojtur konsumatorin nga virusi, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, nëse është e nevojshme do të ndërmerren edhe masa represive për ta luftuar këtë virus.

“Ne kemi bërë shumë kërkesa të nënkuptueshme në Qeveri. Për hir të situatës ne po heshtim vetëm se të bashkëpunojmë për shtetin. Por ne nuk jemi të kënaqur me vendimet, për vet faktin se disa po ndryshojnë me arsyetimin se po evoluojnë sipas situatës, dëshmojnë se nuk ka qasje serioze dhe fokusim gjithëpërfshirëse të disa problemeve”.

“Për ta penguar përhapjen ne çdo shërbim ashtu siç ka bërë komuna e Prishtinës do ta bënim në gjitha marketet vetëm me maska dhe dorëza. Nuk kemi kohë të merremi me ligje por mund të bëjmë një urdhëresë administrative që ja ndërrojmë çdokujt që ta sulmoj apo ta atakoj dikë me Coronavirus, ani pse nuk ka dëshirë ai duhet të mbrohet. Vetëdijen duhet ta stimulojmë me masa, nëse duhet edhe me masa represive nëse janë demokratike atëherë janë të arsyeshme”, ka thënë ai, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme