Produktet për gratë dukshëm më të shtrenjta, identifikohen vështirësi në hapjen e bizneseve

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 11:38 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar tryezën e diskutimit “Gratë Konsumatore – të drejtat e kosumatorëve nga perspektiva gjinore”, raporton Ekonomia Online.

Dardan Abazi nga INDEP tha se gratë po hasin në vështirësi në momentin e hapjes së një biznesi.

“Sot do të diskutohet për gruan si konsumatore dhe ai ndërmarrëse në të shumtën e hulumtimeve gratë janë treguar si agjentë ekonomikë. Në tregun e Kosovës shohim probleme të shumta qoftë edhe në pozicionimin e produkteve”.

“Gruaja ndërmarrëse dhe biznesmene përballet jo njëtrajtshme me ato që përballen burrat dhe ka vështirësi më të mëdha për të nisur një biznes”.

Liridona Sjarina, menaxhere e projekteve nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, pohoi se ekonomia është dizajnuar për të i’u përshtatur interesave të burrave.

Ajo tutje tha se produktet specifike për gratë janë dukshëm më të shtrenjta.

“Gratë janë konsumatoret kryesore në shoqërinë tonë sepse pjesa dërmuese është e bazuar në ofrimin e shërbimeve. Gratë janë bartëset kryesore në ekonominë shtëpiake. Ekonomia jonë është thellësisht e dizajnuar që me ju përshtat interesave të burrave, edhe vaksinat kundër Covid kanë treguar që kanë efekte më të mëdha te gratë”.

“Produktet që janë më specifike për gratë janë dukshëm më të shtrenjta. Gratë me 14% të cilat janë të punësuara”.

Sjarina tutja tha se sektori bankar tregon besueshmëri më të vogël karshi grave.

“Në bazë të strategjive që janë bërë ne nuk kemi parë masa tematike që i targetojnë gratë që ua lehtësojnë procesin e të bëri biznes, edhe të marruarit kredi është shumë më e vështirë se sa për burrat, sektori i bankave tregon besueshmëri më të vogël për gratë”, tha Sjarina

“…mënyra se si sot bëhet reklamë është kundër çdo të drejte të njeriut, duke cënuar edhe sovranitetin dhe integritetin e grave”.

Besa Neziri, dizejnatore dhe profesoreshë tha se çmimi më i shtrenjtë i produkteve për gratë është fenomen global.

Ajo tha se rreth 42% produktet e grave kushtojnë më shtrenjte. Tutje tha se ekziston një diskimin edhe ndërmjet grave konsumatorë, raporton EO.

“Edhe pse e kryen efektin e njëjtë rreth 42% janë më të shtrenjta deri të burrave vetëm 18%, duke filluar prej zhiletave që e kryejnë të njëjtin proces, pastaj vitaminat”.

“Në Amerikë km hasur se sa e helmuar kam qe ë me patriarkalizmin. Ky fenomen mund të luftohet me krijimin e një Ligji, që kur të ofrohet një produkt të jetë i etiketuar të ketë Komision që i kontrollon”.

Ajo ka treguar edhe disa prej vështirësive që ka hasur gjatë hapjes së biznesit.

“Sfidat kanë qenë në diskriminim gjinor, duke filluar për mos marrjen serioze në zhvillimin e planit tim, seksiste, ngacmime seksuale ose kërkesë e shkëmbimeve të favorit”.

Të ngjashme