Profesionistët shëndetësor nga Italia arrijnë në Kosovë

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se tashmë në Kosovë kanë arritur profesionistët shëndetësor nga Italia.

Zemaj ka thënë se këta profesionistë do të angazhohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës/ SHSKUK, dhe me përvojën e tyre do të ndihmojnë në menaxhimin e situatës epidemiologjike.

“Në vazhdën e mbështetjes që po merr Ministria e Shëndetësisë dhe shëndetësia e Kosovës mirëpresim atë të radhës nga shteti mik i yni, Italia, ku tashmë arritën profesionistët shëndetësor që do të angazhohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës/ SHSKUK, me përvojën e tyre për të na ndihmuar në menaxhimin e situatës epidemiologjike”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ministri Zemaj ka falënderuar ambasadorin Nicolas Orlando për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Për këtë, javë më parë ne kemi bërë kërkesë të veçantë, si dhe marrëveshje përkatëse me palën italiane për çka falënderoj ambasadorin Nicolas Orlando dhe shtetin mik të Italisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën në çdo kohë”.

Tutje, ai ka shkruar se “Kosova është jashtëzakonisht me fat që ka miq dhe partner në këtë rrugëtim”

Në vazhdën e mbështetjes që po merr Ministria e Shëndetësisë dhe shëndetësia e Kosovës mirëpresim atë të rradhës…

Gepostet von Armend Zemaj am Montag, 7. September 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme