Profesoresha Latifi-Pupovci thotë se u sulmua nga prindi i një studenti të pakënaqur me notën

Prishtinë | 10 Maj 2022 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, ka deklaruar se sot është sulmuar nga prindi i një studenti që ishte i pakënaqur me notën e provimit.

Ajo ka thënë se ndërhyrja e prindit është krejtësisht e papranueshme, duke shtuar se studenti i pakënaqur ka mënyra të tjera akademike që të ankohet për notën.

“Po më vjen shumë keq për shqetësimin që ka mund të ju sjell lajmi që veç qenka nëpër portale rreth sulmit që më ka ndodhur. Ka qenë një sulm krejtësisht i papritur dhe i paprovokuar, i shkaktuar nga motive të pakuptueshme për mua. Studenti i pakënaqur me notën e provimit ka mënyra të tjera akademike për të kërkuar drejtësinë, ndërsa ndërhyrja e prindit është krejtësisht e papranueshme”.

Latifi-Pupovci deklaron se personi që e sulmoi është specialisti i gjinekologjisë dr. Arsim Gashi për të cilin thotë se pret që ta marrë dënimin e merituar.

“Është për keqardhje që ky prind, edhe vet mjek, nuk e kupton se sa me rëndësi është mbajtja e kriterit në një lëndë kyçe për formimin e çdo mjeku të ardhshëm. Por, zgjedh dhunën si rrugë për arritjen e qëllimit të vet. Si duket specialisti i gjinekologjisë, dr. Arsim Gashi, nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet. Prandaj pres që ta merr dënimin e merituar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme