Profesorët e Fakultetit të Arteve e fyejnë studentin, i thonë “peder”

Prishtinë | 23 Kor 2016 | 09:53 | Nga

Të dielën e 17 korrikut, kur në Fakultetin e Arteve në Prishtinë po mbahej provimi pranues për degën aktrim, një nga studentët që kishte konkurruar për t’u pranuar në këtë degë është përballur me fyerje të rënda.

Në një bisedë për Insajderin, një nga studentët pjesëmarrës në këtë provim pranues, ka treguar se profesorët e këtij Fakulteti, aktori Luan Daka dhe Hazir Haziri kanë fyer me fjalën “peder” një nga aplikuesit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur kur aplikuesit në fjalë i është kërkuar që të imitoj ecjen në pasarela të modës.

“Ai filloi të ecte duke imituar modelet në pasarela dhe në një moment, profesori Luan Daka filloi ta fyente me fjalën peder”, ka thënë një nga studentët pjesë të këtij provimi pranues.

Pjesë e komisionit në provimin pranues në degën e aktrimit në Fakultetin e Arteve kanë qenë përpos Dakës, edhe aktorët Hazir Haziri, Alma Bektashi, Agnes Nokshiqi dhe Arbëresha Nixha.

“Përpos Luan Dakës, me të njëjtën fyerje ka vazhduar edhe profesori tjetër Hazir Haziri i cili tekstualisht ka thënë: ‘S’jemi duke lyp pe-dera por modela’”, citohet të ketë thënë Hazir Haziri, shpjegon një nga aplikuesit në degën e aktrimit.

E vetmja profesoreshë e cila ka reaguar ndaj kësaj sjellje sipas studentit të aktrimit ka qenë Agnes Nokshiqi.

“Agnesi në një moment u qu në këmbë edhe tha: ‘Mos folni palidhje, na jemi artista dhe duhet me i pranu këto sene’”, tregon studenti i pranuar.

Studenti ndaj të cilit janë bërë këto fyerje megjithatë është pranuar në degën e aktrimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme