Profesori i Gazetarisë: Gjuha e pushtetit ndaj mediave mund të ketë pasoja për Kosovën

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 11:45 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pasoja politike janë paralajmëruar për Kosovën për shkak të gjuhës që pushtetarët kanë treguar së fundmi ndaj mediave në vend, thotë profesori i Gazetarisë, Alban Zeneli.

Zeneli për Ekonomia Online thotë se gjuha e përdorur nga zyrtarët shtetëror do ta dëmtojë shumë Kosovën në raportet e Organizatave që merren me lirinë e shprehjes, raporton Ekonomia Online.

“Realisht gjuha të cilët e kanë përdorur disa zyrtarë të shtetit përfshirë burrin e presidentes zoti Prindon Sadriu, që në të njëjtën kohë është diplomat dhe pjesëtar rezervë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, mendoj që është një gjuhë që nuk i takon asnjë pushteti që të përdorë ndaj mediave për faktin se ajo gjuhë është gjuhë denigruese së pari ndaj gjuhës së gazetarëve, është gjuhë e cila është sulmuese ndaj punës së gazetarëve. Rrjedhimisht një gjuhë e tillë bëhet e papranueshme për këto fakte. Ne kemi pas reagime të ndryshme të organizatave ndërkombëtare të cilat e kanë dëbuar një gjuhë të tillë për faktin se krijohet një problematikë shumë e madhe me këtë gjuhë, për fatin se nëse pushteti çfarë do qoftë ai ka një gjuhë të tillë ndaj mediave imagjinoni se si mund ta kenë njerëzit të cilët nuk është se kanë përgjegjësinë që e ka pushteti krahasuar me ta”, tha Zeneli.

Kjo gjuhë e përdorur sidomos nga bashkëshorit i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, do ta rangojë Kosovën më poshtë në raportet me organizatat ndërkombëtare, përfshire organizatën “Freedom House” e ““Reporter Without Borders”.

“Po unë besoj absolutisht që kjo gjuhë duhet të jetë pjesë e matjes së lirisë së shprehjes për vendin tonë në të gjitha raportet me organizatat ndërkombëtare, përfshire organizatën “Freedom House” “Reporter without borders” e të tjerë të cilët kanë me rangu Kosovën sigurisht më poshtë  në lirinë e shprehjes. Kosova edhe ashtu ka qenë si vend pjesërisht i lirë sa i përket punës së gazetarëve dhe mediave. Mirëpo mendoj se këto deklarata shkojnë në dëm të rangimit të Kosovës në këtë situatë. Nuk është ky problemi kryesorë, problemi kryesorë i cili lidhet me këtë gjuhë mendoj që ka të bëjë me dezinforminin. Pra duke i linçuar, denigruar gazetarët, zyrtarët aktual të qeverisë edhe presidencës edhe pushteteve tjera të kësaj shoqërie po i orientojnë njerëzit që të marrin informata nga persona që nuk janë kompetent nga dezinformuesit. Momentin që ju i sulmoni vazhdimisht gazetarët nuk mbërrini me bë një dallim, publiku nuk mbrrin me bë një dallim mes gazetarëve dhe personave qe dezinformojnë”, thotë Zeneli.

Tutje profesori i Gazetarisë thotë se raste me gjuhë të tillë kanë ekzistuar edhe me pushtetet tjera, por që në një periudhë 7-8 vjeçare ka pasur një konsensus shoqëror ndërmjet mediave dhe pushtetit.

“Precedenti edhe të mëhershme kemi pasur jo me këtë gjuhë po kemi pas me gjuhë të tjera edhe me fjalë të tjera. Precedentët janë krijuar edhe më herët në rastin e Kosovës po kemi pasur një periudhë kohore në 7-8 vitet e fundit kur ka pasur konsensus shoqëror që t’çmohet puna e gazetarëve dhe të çmohet mundësia që jep liria e shprehjes si një diçka që është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Zeneli për EO.

Të enjten, Qendra Evropiane për Lirinë e Medias, bashkë me disa organizata rajonale dhe ndërkombëtare, u kanë adresuar letër të enjten presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit Albin Kurti, duke u bërë thirrje që gjuha diskredituese dhe denigruese ndaj gazetarëve të ndalet menjëherë. Në reagimin e këtyre organizatave theksohet se gjuha e tillë ndaj gazetarëve është duke u organizuar nga zyrtarë të lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, Zyrën e Presidencës dhe institucionet e tjera të nivelit të lartë në vend. Këto organizata kanë bërë gjithashtu të ditur se janë shqetësuar nga mesazhet që zëdhënësit e Qeverisë dhe të VV-së kanë bërë në Facebook, duke përfshirë edhe reagimet se mediat janë përpjekur që ta minojnë presidenten nëpërmjet raportimeve të tyre. Shqetësim këto organizata kanë shprehur edhe rreth reagimit të bashkëshortit të presidentes, Prindon Sadriu, i cili i kishte quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Sipas organizatave reaguese, komentet kanë bërë që përkrahësit e VV-së të shfrytëzojnë rrjetet sociale për t’i abuzuar gazetarët dhe aktivistët e caktuar. Lidhur me reagimin e Prindon Sadriut, ato kanë specifikuar se druajnë që komentet e tilla mund të ndikojnë edhe në sigurinë fizike të gazetarëve, pasi që po kontribuohet në një klimë armiqësore.

Ditë më parë, disa media në një artikull kishin përfshirë edhe një fjali që u tha se ishte komunikim i brendshëm e në të cilin komunikim shkruhej: “Mundesh me hjek krejt, veç që don m’i qepu Vjoses”. Lajmi ishte fshirë, ndërsa mediat kishin kërkuar falje, ndërkaq Asociacioni i Gazetarëve ka kërkuar që të respektohet Kodi i Etikës.

Të ngjashme