Profesori Paci nuk e pranon ofertën e Labit për pushim në Turqi: I kam mundësitë ta bëj vet

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Profesori Lulzim Paci i cili gjatë ditës së djeshme mori shumë mesazhe mbështetëse për shkak të bullizimit që iu bë në rrjete sociale, e ka falënderuar këngëtarin Labinot Tahiri i cili i ofroi një pushim në Turqi, por ai ka thënë se i ka mundësitë që këtë udhëtim ta përballojë vetë.

Profesori Paci ka thënë madje se me datën 23 do të udhëtojë për në Turqi dhe këtë e bën me financat e veta.

Ndërkaq Labi ka thënë se prapë se prapë ai do të qëndrojë pas ofertës që ia ka bërë profesorit nga Vushtrria.

Ai ka përsëritur se këtë ofertë e ka bërë vetëm në shenjë respekti ndaj profesorit.

Postimi i plotë:

Mirëmengjesi prof dhe qytetar!
Se pari, nje vleresim për deputeten që kishte kerkuar falje e qe as nuk e kisha ditur se kush e ka berë ate postim për herë të parë , por që kërkim falja pranohet te Zoti e lere me te njeriu. Prandaj respekt për deputeten.
E dyta, o prof i yni!
Pasha besën e Zotit, për ato bileta që e kam cekur, e kam cekur që nga duart e shqiptarëve vetem në shenjë respekti , se që i ke mundesitë personale me shkua në pushime ate e dim , dhe po ashtu edhe nga miqët e familjarët e tu e kuptuam që kujdesën për ju!
🌹Atë premtim e kam thënë pa asnjë të keqe , se me pas mundesi, të gjithë mësimdhënësit i kisha shpërblyer me pushime vetëm me ju dhurua vullnet, se boll që na i mesojnë femijet tanê me ato rroga të vogla🌹🙏🏻
Respekt që me ke falenderu në emision dhe kur të jeni gati , pas atij pushimi që e keni të paguar, prap i qendrojmë atij premtimi shpirtror e shoqëror ndaj teje.
“Prof, gjithsesi do ti qojmë nga dy gota qaj në Vushtri, se është ndjenjë e mirë , na duket si të pim qaj në Stamboll”🙏🏻❤️😄
Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë.

Të ngjashme