Profesori universitar: Partitë politike me slogane boshe e pallavra, s’përkojnë me realitetin

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 13:54 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesori universitar, Bardh Rugova në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se partitë politike kanë zgjedhur slogane boshe, të cilat nuk përkojnë me realitetin dhe ofertën që kanë ato.

Sipas tij, sloganet e prezantuara nga partitë politike kosovare kanë qenë të çuditshme dhe me shumëkuptimësi.

“Disa prej sloganeve të cilat janë ofruar do të kuptohen ndryshe nga një pjesë e opinionit, ndryshe nga një pjesë tjetër dhe ndryshe nga ajo që është synuar. Në lingustikë këtë problematikë në përgjithësi e trajtojmë në kuadër të manipulimit gjuhësor dhe një term i cili gjithnjë e më shumë po përdoret në linguistikë është ‘bullshiting’ ne do ta kishim quajtur në shqip si ‘pallavra'”.

“Hyn në kategoritë e të ashtuquajturave të folurit ose përdorimit gjuhësor joaletik, së bashku më rrenën. Përderisa rrena është shtrembërim i realitetit, pallavra është komunikim pavarësisht realitetit. Nuk i intereson a është apo jo e vërtetë dhe atë që e shpreh dëshiron ta shes si të vërtetë dhe jo thjeshtë të gënjejë por diçka më e komplikuar i bije, më shumë se kaq”

“Natyrisht pjesa më e madhe e kësaj janë relativisht të çuditshme për shkak se nuk korrospodojnë shumë me situatën reale të tyre dhe me aferën reale të partive politike. I kanë përdorur si slogane, natyrisht e kanë përdorur me shumë kuptimësi”.

Sipas Rugovës këto lloj sloganesh publikohen si të tilla për shkak se shoqëria jonë akoma është një shoqëri pa mendim kritik.

“Kjo ndodhë në shoqërinë tonë qe një kohë të gjatë dhe jemi bërë si shoqëri e përshtatshme për bullitingun për të duruar një gjuhë të tillë. Kjo ndodhë në shoqëritë që nuk kanë mendim kritik dhe janë shoqëri në të cilat në vend të mendimit kemi etiketa. Kjo është e mirë kjo është e keqe. Të kemi dije aperioristike dhe në situata të tilla duken të përshtatshme si lloj komunikimi me opinionin”, ka theksuar Rugova për EO.

“Krejt dhe Drejt” është slogani që prezantoi ditë më parë Albin Kurti, kreu i VV-sw.

Partia Demokratike e Kosovës që në këto zgjedhje ka vendosur të garojë me sloganin “Rimëkëmbje”.

Lidhja Demokratike e Kosovës që edhe në këto zgjedhje ka përzgjedhur një slogan që lidhet me emrin e partisë “Shteti Shtet”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka slogan krejt ndryshe që nuk lidhet me qeverinë, por me presidencën.

“Ramushi president” është slogani i kësaj partie.

Të ngjashme