Programi Nacional për Rininë mirëpritet në Drenas

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e takimeve me drejtorët e shkollave, për shpalosjen e Programit Nacional për Rininë, Azem Guri, zëvendësministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së bashku me Gëzim Zeqirin, Këshilltar i Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, takuan sot drejtorët e shkollave të komunës së Drenasit të kryesuar nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit Tefik Halilaj.

 Zëvendësministri Guri, njoftoi drejtorët për fillimin e implementimit të Programit Nacional për Rininë që nga java e ardhshme. Ai theksoi mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për këtë program, për të cilin tha se do të ndikojë në rritjen e cilësisë së arsimit në vend.

 Ndërkaq, Drejtori i DKA-së, Tefik Halilaj shprehu përkrahje të parezervë për implementimin e këtij programi në komunën e Drenasit.

 Detajet rreth programit dhe mbarëvajtjes së garave u prezantuan nga këshilltari Zeqiri, i cili tha se janë hartuar udhëzuesit për secilin garë që parashihet në Programin Nacional për Rininë dhe se presin që procesi i realizimit të garave të shkoj si është më së miri.

 Programi Nacional për Rininë parasheh zhvillimin e garave në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport. Ai përfshinë të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar dhe studentët e nivelit universitar.​

Të ngjashme