Projektet e MMPH-së, pjesë e strategjisë së BB-së

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 15:13 | Nga

Ushtruesi i detyrës së MMPH-së, Ferat Shala, së bashku me Kryeshefin e Agjencionit Kadastral të Kosovës, Murat Mehën, priten një delegacion nga Banka Botërore, të kryesuar nga Marco Mantovanelli, menaxher i projekteve të Bankës Botërore dhe Kathrine M. Kelm, specialiste seniore e administrimit të tokës.

Shala e njoftoi delegacionin e BB-së me prioritetet e MMPH-së dhe shprehi falënderim për përkrahjen e vazhdueshme të këtij institucioni, veçanërisht në fushën e Kadastrit.

Takimi kishte karakter konsultativ për gjetjen e mundësive të vazhdimit të përkrahjes se vazhdueshme të MMPH-së në fushat prioritare, që do të formësohen në Strategjinë e Bankës Botërore deri në muajin korrik.

Gjithashtu, Shala ofroi tërë mbështetjen e nevojshme nga MMPH për të absorbuar gjithë mbështetjen e ofruar, e cila do të kthehet si ofrim i shërbimeve më cilësore qytetarëve, pronarëve të pronave, bizneseve dhe investitorëve.

U konstatua se MMPH akoma ka nevojë për mbështetje, qoftë si donacion, zhvillim i kapaciteteve të resurseve humane apo kredi e butë.

Marko Mantovanelli, theksoi se Kadastri dhe të drejtat pronësore, pa mëdyshje se do të jenë edhe më tej target yni i mbështetjes, sepse kjo infrastrukturë është edhe kusht i anëtarësimit në BE.

Ishte konstatim i përbashkët se Agjencioni Kadastral ka shënuar progres, kështu që të dhënat e këtij Agjencioni sot për nga kualiteti rangohen në vendin e 33-të në rang-listën botërore, duke qenë lidere në rajon.

U shpreh gatishmëria e dyanshme për vazhdimin e bashkëpunimit, kurse përfaqësuesit e Bankës Botërore premtuan se disa nga projektet e MMPH do të jenë pjesë e strategjisë së Bankës Botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme