Projektet më të mira të Ballkanit Perëndimor për rimëkëmbjen e turizmit do të shpërblehen me nga 15 mijë euro

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Projekti i Turizmit Triple P nisën konkursin e parë rajonal FUTOURISMO, në kërkim të zgjidhjeve inovative digjitale që do të ndihmonin në zbutjen e ndikimit negativ të pandemisë COVID-19 specifikisht në sektorin e turizmit.

“Muajin e kaluar, 84 ekipe nga Gjashtë Vendet e Ballkanit Perëndimor dërguan zgjidhjet e tyre digjitale që synojnë të kontribuojnë pozitivisht në turizmin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të mbajtjes së vendeve të punës, mirëmbajtjes së proceseve të punës dhe promovimit të rajonit si një destinacion turistik. Nga këto u përzgjodhën 17 projekte që do të paraqesin idetë e tyre para një jurie të përbërë prej shtatë profesionistësh të turizmit dhe teknologjisë, gjatë Ceremonisë së Çmimeve FUTOURISMO, që do të mbahet nesër. Gjashtë projektet më të mira do të marrin nga 15.000 Euro për të zhvilluar më tej idetë e propozuara”, thuhet në komunikatën e RCC-së.

Në lidhje me konkursin gjeni më shumë informacion këtu: https://www.rcc.int/futourismo

Të ngjashme