Projekti i ujësjellësit në Orllan fillon në maj, sigurohen 1 milionë e 300 mijë euro

Podujevë | 15 Mar 2019 | 12:31 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata Jo-Qeveritare, “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, ka organizuar një tryezë diskutimi për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Orllan me rrethinë; si dhe kujdesin ndaj mjedisit përreth liqenit të Batllavës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë tryezë në fokus ishin tri çështje me interes për komunitetin dhe zhvillimin ekonomik të kësaj zone: Furnizimi me ujë të pijshëm; Menaxhimi i mbeturinave; Trajtimi i ujërave të zeza dhe potenciali për zhvillim ekonomik. 

1 milionë e 300 mijë euro janë ndarë për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Orllan. Këto mjete, nga kjo organizatë po kërkohen të kthehen në plan për vitin 2020, ndonëse ishin paraparë për 2021.

Rexhep Zeka, drejtor ekzekutiv i kësaj organizate jo-qeveritare, tha se banorët e fshatrave e kanë nevojën për ujë të pijshëm dhe po e rrezikojnë shëndetin duke konsumuar, ujin e kontaminuar.

“Duke pasur parasysh kërkesat dhe nevojën për trajtimin e temave që rajoni I Orllanit ka, sidomos me  institucionet përkatëse, vendim marrësit, komunën dhe institucionet tjera, atëherë kemi pas të pamundur të trajtojmë vetëm një temë. Do të mundohem të jem sa më racional në kohën e fjalimit tim , sepse arsyeja e qëllimi I gjithë kësaj tryeze është që banorët e Orllanit të kenë të sqaruar disa çështje, disa vendime edhe nga ministria edhe nga niveli komunal që po bëhen në Orllan. Organizata Jo-Qeveritare, “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, së  bashku me iniciativën qytetarëve në Orllan që disa vite radhazi kanë drejtuar shumë kërkesa ne institucionin tuaj për temat që sot do ti trajtojmë. Fillimisht do të fillojmë me temën Implementimi i Projektit të Ujësjellësit për banorët e Orllanit dhe rrethinë. Temë kjo që jemi duke e trajtuar së bashku me juve për më shumë se dy vite. Shpresojmë që kjo të jetë tryeza e fundit me këtë temë që do të trajtojmë. Siq jeni të informuar, banorët e Orllanit janë duke vuajtur mungesën e ujit cilësor të pijes dhe me plotë të drejtë banorët e kësaj ane kanë ngritur zërin se mungesa e ujit cilësor po i detyron shpërnguljen nga shtëpitë e tyre. Ndërsa ata që nuk kanë mundësi të shpërngulen dhe të blejnë ujë cilësor, vuajnë shpesh herë nga sëmundjet e ndryshme. Duke qenë në të gjitha kërkesat dhe bisedat me institucionet përkatëse për mungesën e ujit në rajonin e Orllanit jemi njoftuar se në zyrën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, nga tetori i vitit të kaluar gjendet projekti i detajuar për shtirjen e rrjetit të ujësjellësit në Orllan.“ u shpreh Zeka.

Ndërkaq Zeka ka kërkuar nga ministri I Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, që projeti I cili parashihet të mbarojë në vitin 2021, të kryhet në vitin 2020.

 “Njëkohësisht jemi të njoftuar edhe nga komuna e Podujevës se për këtë projekt komuna ka ndarë një shumë prej 120 mijë eurove. Ne nuk e dimë nëse kanë filluar proceduarve prokurimit. Natyrisht se do të lusim ministrin të na shpjegojë se a kanë filluar procedurat e prokurimit dhe deri ku kanë shkuar. Por fillimisht e kemi edhe një kërkese që e kemi dërguar edhe në zyrën e ministrit, dëshirojmë qe mjetet të cilat janë ndarë për vitin 2021, në rishqyrtim të buxhetit të kthehen në vitin 2020. Nëse është e mundshme.  ”, shtoi Zeka.

Organizimin e OJQ-së, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi, e ka përgëzuar duke thënë se projektet e tilla e shtyejnë ministrinë të për të punuar edhe më shumë në këtë drejtim. Matoshi ka thënë se buxheti tashmë është I ndarë dhe pritet të mbarojë për tre vite.

“Organizimin e mirë të komunitetit këtu për të kërkuar një jetesë më të mirë dhe një organizim i tillë i qytetarëve edhe neve na jep disa mundësi më të mëdha, na jep një shtytje që të angazhohemi në mënyrë që fshatrat tona të bukura në mesin e të cilëve hynë edhe Orllani si një vend me mundësi shumë të mëdha për zhvillim te mos braktisën por të vazhdojë jeta dhe njerëzit të mund të jetojnë me dijenitet në to.  Projektin e ujësjellësit të Orllanit ne e kemi gjetur të projektuar në buxhet. Në ndërkohë gjatë hartimit të kornizës së dytë buxhetore që ka ndodhë në muajin qershor të vitit të kaluar, janë larguar nga projekti i ujësjellësit të Orllanit një shumë prej 600 mijë eurosh. Kemi diskutuar me këshilltarët e kryeministrit dhe me të gjithë akterët e tjerë që ne komision parlamentar ta rikthejmë buxhetin komplet për projektin ashtu siq është dorëzuar në Ministrisë së Mjedisit në muajin tetor. Fatmirësisht kjo ka ndodhë, buxheti është kompletuar. Me shifra të sakta nuk e di por është 1 milionë e 300 mijë euro. Është i ndare në tre vite. “ tha Matoshi.

Nga ana tjetër Matoshi theksoi se projekti do të fillojë në muajin maj, dhe nuk kanë asnjë pengesë ligjore që projekti të kryhet edhe në fund të vitit 2020.

“ Nëse ne kemi proces, kemi mundësi ligjore që këtë projekt ta përmbyllim edhe gjatë vitit 2020. Projekti do të jetë i shpallur 45 ditë, që i bije edhe 42-43 ditë të jetë i shpallur në tender, presim kompanitë të aplikojnë për këtë projekt. Ftojë komunën, ftoj komunitetin që të përfshihen në mbikëqyrjen e zbatimit të këtij projekti.  Ne do të kemi mundësinë diku ka mesi ose fundi i muajit maj, me dalë në terren edhe që ta fillojmë punën. “ bëri të ditur Matashi, raporton Ekonomia Online.

Besnik Tahiri, koordinator Nacional për Qeverisje Lokale, duke thënë se viti 2019 do të jetë vit ekonomik I Kosovës,  tha se këtë vit do ti kushtojnë më shumë rëndësi komunave.

Viti 2019 është, viti i ekonomisë të cilën e ka shpallë kryeministri Ramush Haradinaj dhe për ne përveq fuqitë ekonomike që lidhen kryesisht me ekonominë e mesme mirëpo edhe investimet potenciale që do të bëhen në Kosovën e Re, një ndër vizionet tona për këtë vit është të punojmë me komuna drejtpërdrejtë, me lokacione sikur që është Orllani me rrethinë që të mund të stimulojmë sa më shumë zhvillimin ekonomik lokal.

Ndërkaq Tahiri theksoi se është e pakuptimtë që një liqen si Orllani që shërben Prishtinën dhe disa fshatra tjera me ujë e të mos ketë ujë për vete.

“Ështe plotësisht e pakuptimtë që një lokalitet si Orllani, me i dhënë ujë kryeqytetit të Kosovës dhe mos me pas ujë për fshatrat përreth. E dyta më vjen mirë qe në fund të majit ose fillim të qershorit me e nisë një projekt të tillë. Ajo që duhet të punojmë shumë, është që në momentin kur të fillon zbatimi i projektit ne si ministri do ta mbikëqyrim por është e rëndësishme edhe mbikëqyrja e juve të cilat mund ta shtyjmë projektin të mbyllet në fund të vitit 2020. ”, tha Tahiri.

Kurse Faik Muqiqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Podujevë, tha se ky project ka qenë e palanifikuar që nga viti 2017, por, arsyeja e mungesës së mjeteve buxhetore dhe mos harmonizimi i drafteve ka bërë që ajo të mos realizohet deri më tani

“Komuna e Podujevës ka qenë shumë e interesuar, që një ndër projektet të jetë edhe projekti i ujësjellësit dhe atë në shtator të vitit 2017, kur u miratua buxheti i vitit 2018, e ka pasë të koduar si projekt me buxhet 50 mijë euro. Ka qenë shumë e vetëdijshme që ky projekt nuk kryhet me ato mjete, por, ka qenë e vetëdijshme se së bashku me ujësjellësin me donatorët tjerë ta fillojmë bashkë financimin. Për fat të keq kemi pasur tre drafte në mes ministrisë, komunës dhe ujësjellësit të cilët nuk kemi arritur me i harmonizuar.  Ministria ka qenë shumë aktive në draftin që të jemi tre bashke financues dhe projekti ta harton me ujësjellësin rajonal të Prishtinës. Ujësjellësi rajonal Prishtina ka hezituar në hartimin e projektit, por na kanë treguar me dokumente që ne nuk kemi mjete. “ tha Muqiqi.

Të ngjashme