Projekti “Metamorphosis” mbahet për katër ditë në Prishtinë, synon renovimin e Kino Rinisë

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 11:45 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” ka mbajtur konferencë në lidhje me edicionin e katërt të “Metamorphosis”, raporton Ekonomia Online.

Nita Zeqiri udhëheqëse e Fondacionit ka thënë se “Metamorphosis” po shënon edicionin e katërt dhe se duke e parë rëndësinë që ka Kino Rinia kanë vendosur që të rifunksinalizojnë atë.

Ajo ka thënë se Kino Rinisë po i bëhet një intervenim artistik.

“Kemi filluar të punojmë këtë vit edhe me Maksin për të zhvilluar më shumë idenë. Kino Rinia do të zhvillohet përgjatë datave 7, 8 dhe 9 shtator”, ka thënë ajo.

Zeqiri shtoi se përveç intervenimit artistik që do të bëhet për 3 ditë rresht me datën 10 do të zhvillohet edhe një bisedë se si do të jetë Kino Rinia me tej dhe si do të ndikojë në rini.

Maksut Vezgishti-Maksi, ka treguar se si student ka kuptur se si funksionojnë kinematë për rininë.

“Po e shoh të arsyeshme të kthehem në viti ‘78 kur kam qenë student në Prishtinë. Me ftesën e Fondacionit shtatëmbëdhjetë që të kthehemi te Kino Rinisë që sot është një sallë e zbraztë dhe e rrënuar që i është lënë kohës”.

Por sipas tij, edhe në atë gjendje të rrënuar tregon që salla është e bukur dhe me intervenim mund të kthehet në një formë tjetër.

“Si artist i ftuar detyrimi dhe përgjegjësia është e madhe sidomos pasi ka të bëjë me Kino Rininë. Në bazë të fotografive vizualisht e kisha përpara hapësirën dhe kuptova që kemi të bëjmë më një hapësirë që i është lënë kohës”.

Maks ka thënë se janë dakorduar që për tre autor si Dorunitna Basha, Artir Bytyqi dhe Fjolla Bashi që vendosen në skenën e Kino Rinisë fillimisht.

Metamorphosis , projekt i zbatuar nga Shtatëmbëdhjetë , e vë në dialog artin dhe kulturën për të diskutuar rëndësinë e shfrytëzimit të hapësirës publike. Duke rikthyer në jetë objektet e braktisura dhe duke i rivitalizuar ato qoftë edhe për një ditë, mëtohet që të dokumentohet kujtesa kolektive e një të kaluare për të cilën pak flitet , dhe të trajtohet shfrytëzimi i hapësirës publike në të mirën e komunitetit .

“Metamorphosis” fokusohet veçanërisht në objekte, monumente dhe hapësira publike të cilat janë edhe produkt i proceseve të shumta shoqërore.

Përmes “Metamorphosis” synohet të analizohet lidhja midis objekteve, monumenteve dhe vetëdijes publike në mënyrë që nga njëra anë të kuptohet më mirë logjika e formësimit dhe e organizimit të korpusit të njohurive në hapësirën publike dhe nga ana tjetër të sqarohet qartë roli aktiv shoqëror i objekteve dhe monumenteve.

Në këtë mënyrë duke u angazhuar me historitë dhe simbolet hapësinore të kujtesës, “Metamorphosis” vë në pah fuqinë e kujtesës kolektive për të formësuar hapësira të reja urbane  dhe njëkohësisht thekson të drejtën mbi qytetin.

Të ngjashme