Projektligji për Këshillin Ekonomik Social kalon në Komision, Reçica pret që të hyjë në fuqi shumë shpejt

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 11:59 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me pesë vota për, një kundër dhe një abstenim është miratuar projektligji për Këshillin Ekonomik Social në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, raporton Ekonomia Online.

Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha se në këtë projektligj kanë punuar me përkushtim dhe në konsultim me ekspertë.

“Është fat i mirë që i njëjti ekip ka hartuar këtë Projektligj. Unë dua të besoj se në 2018 edhe tani kanë qenë gjërat që ne si anëtarë të këtij mekanizmi kemi hasur në vështirësi për t’i miratuar”.

“Këto Projektligje që i keni parë janë në Kuvend. Ligji i Punës dhe Ligji i pushimit të lehonisë ka këtë arsyetim se për shkak të implikimit buxhetor jemi duke biseduar me institucione të huaja financiare për të parë sesi do t’i procedojmë. Duhet që t’i procedojmë ashtu siç i kemi proceduar në ministri ashtu edhe në Qeveri e Kuvend”, tha ai.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, kërkoj ta di sesa debate janë bërë me sindikata rreth këtij projektligji, raporton EO.

“Dua ta di sesa debate janë bërë rreth këtij projektligji dhe sa konsulta janë bërë me sindikatat”. 

Ndërsa Reçica tha se janë bërë shumë diskutime me sindikata, teksa shtoi se nga debatet ka pasur mendime të ndryshme që janë marrë parasysh.

E anëtarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila, pati kritika sa i përket këtij Projektligji.

Të ngjashme