Projektligji për Paga, protestohet para Qeverisë

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Punonjësit shëndetësorë do të protestojnë sot para objektit të Qeverisë së Kosovës duke filluar nga ora 10:00, me qëllim të sensibilizimit të opinionit lidhur me gjendjen e tyre të rëndë sociale.

Vendimi për protestë u mor në mbledhjen e fundit të Kryesisë së FSSHK-së, ku është kërkuar rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022.

“Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike, por kërkesë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësorë në veçanti. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme