Projektligji për rrjetet e komunikimeve elektronike, operatorët kërkojnë disa ndryshime

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 14:02 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar Projektligjin lidhur me masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. Lidhur me këtë projektligj, operatorët patën disa kërkesa, raporton Ekonomia Online.

Në këtë komision drejtuar nga deputeti Driton Hyseni,  si pasojë e mungesës së një numri te deputetëve në sallë; u përmend rëndësia e dëgjimit publik dhe diskutimi mbi këtë Projektligj.

Të pranishëm në këtë dëgjim publik ishin një numër i madh i përfaqësuesve të kompanive të ndryshme të komunikimeve elektronike.

Hyseni ftoi përfaqësuesit e këtyre kompanive që të japin mendimet e tyre lidhur me projektligjin.

“Ky projektligj është pjesë e programit tonë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe besojmë që ky ligj të merr fuqinë e plotë ku parasheh planin tonë të zbatimit. Ftoj të gjithë nga ju që të bashkëngjiteni në këtë diskutim”, tha Hyseni.

Enver Basha përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, tha se ky projektligj është shumë i zbatueshëm dhe ka benefitet e saj.

“Ky projektligj parasheh infrastrukturën si me shumë rëndësi dhe që pas votimit të këtij ligji nuk parasheh që një ndërtesë të ketë vetëm një operator. Andaj ky projektligj ka benefitet e saj dhe është shumë i zbatueshëm”.

Vedat Morina nga Telkos, tha se problem për ta në këtë projektligj është koha e kthimit të përgjigjeve që sipas tij po zgjat shumë.

“Duhet të shkurtohet koha e përgjigjeve, sepse nëse na vonohet përgjigja 4 muaj atëherë për neve është më mirë mos me na kthye fare. Kjo ndodh edhe në objektet e vjetra”, tha ai.

Shqetësim tjetër në këtë dëgjim publik ngriti edhe Dardan Makolli nga IPKO, ku kërkoi që në kuadër të këtij projektligji të ulet shifra e tarifave sepse po u jep një kosto të shtrenjtë.

Ndërsa, Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, tha se në parim përkrahin këtë projektligj, por që si i tillë duhet të rishikohet dhe të punohet ne bazë të standardeve.

“Duhet rishikuar këto ligje në bazë të standardeve dhe të mos ketë probleme sepse të gjithë këta operatorë ekonomik”, tha Ujkani.

Edhe deputeti Pal Lekaj tha se është mirë që nuk pat shumë kërkesa nga vet operatorët për të ndryshuar këtë projektligj.

“Më erdhi mirë që nuk pati shumë kërkesa nga ju që të ketë ndryshime në këtë projektligj, unë shoh disa komponentë që ndikojnë automatikisht në këtë projektligj, duke përfshirë Kuvendin, ministritë, ARKEP, dhe juve operatorë. Ne i formojmë ligjet dhe në bazë të tyre veprojmë”, tha Lekaj.

No description available.
No description available.

Të ngjashme