Prokurimi Publik ka shënuar progres, por vazhdon të sfidohet

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 11:29 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova ka shënuar progres sa i përket Prokurimit në vitin 2016, por se ende mbesin sfida të shumta për këtë vit. Të arriturat e vitit 2016 kanë të bëjnë me përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të prokurimit publik si në aspektin legjislativ ashtu edhe në atë praktik.

Kështu u tha në konferencën me titull, “Prokurimi Publik sot: Arritjet, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”.

Kurse u tha se sfidat dhe planet për këtë vit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik mbesin korniza ligjore e prokurimit publik, monitorimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të prokurimit, sistemi i E-prokurimit, trajnimi në prokurimin publik dhe mbështetja e donatorëve.

Shef i Seksionit Ekonomik-Politik dhe Integrimet Evropian nga Zyra e BE-së, Tomas Gnocchi, theksoi se Prokurimi Publik është me rëndësi të madhe ekonomike për bizneset në Kosovë dhe zhvillim ekonomik.

“Prokurimi është duke ecur përpara dhe është duke u zgjeruar. Kosova ka marrë vendim të fuqishëm drejt E-prokurimit me qëllim të rritjes së transparencës dhe efikasitetit të shpenzimeve publike. Këto zhvillime vënë gurthemelet e reja për Prokurimin Publik modern në Kosovë por ende mbesin shumë sfida”.

Gnocchi, tha se pavarësisht që Kosova ka ecur përpara në prokurim ende ka nevojë për përmirësim.

“Kosova duhet të përmirësojë strategjinë e prokurimit dhe Planin e Veprimit. Kosova duhet ta rris fokusin e saj në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e prokurimit, meqë Prokurimi Publik ende mbetet një prej fushave në rrezik të lartë ndaj korrupsionit”.

Kurse, kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Safet Hoxha tha se gjatë gjithë vitit 2016 kanë insistuar që të eliminojnë zbrazëtirat ligjore që kanë ekzistuar në ligjin aktual.

Sipas tij ideja e ndryshimit ka qenë të sigurojnë përdorimi efikas dhe transparent në procedurat në funksion të rritjes jo vetëm të transparencës por edhe të rritje së konkurrencës.

“Ne jemi të vetëdijshëm që Prokurimi Publik qëndron mes dy sektorëve mes atij publik dhe privat dhe qëndrimi në këtë pozicion i Prokurimit Publik është i pozicionuar me prodhua mosbesim për shkak se është i dizajnuar me liru aenergji më shumë negative sepse ndan më shumë të pakënaqur se sa të kënaqur në këtë proces, pro ideja jonë është që përmes transparencës dhe punës tonë ta eliminojmë këtë paqartësi që krijohet përmes zhvillimit të procedurave të prokurimit elektronik”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Blerim Dina tha se me të gjitha kapacitet e tyre maksimalisht janë përpjekur që përmes procedurave të shqyrtimit të ankesave në fushën e Prokurimit Publik ti shqyrtojnë të gjitha ankesat. Dina potencoi se në vitin 2016 OShP-ja, ka pranuar 481 ankesa, ndërsa nëse krahasohen me vitet paraprake viti 2016 ka pasur më pak ankesa.

“Nga të gjitha këto 481 ankesa vendime të Autoritetit Kontraktues kemi aprovu 137 vendime , i kemi kthyer 190 lëndë në rivlerësim , ritenderim 50 , tërheqje të ankesave kemi pasur 26 , kemi lëshuar nëntë urdhëresa për Autoritetet Kontraktuese. Ankesa të refuzuara për vitin 2016 janë 33 , kurse në shqyrtim janë 36, që deri më tash i kemi kryer edhe këto ankesa , por këto kanë mbetur për vitin 2017 për shkak të afateve kohore”, ka thënë ai.

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Prokurimit, Mursel Rraci, tha se sikurse të gjitha agjencitë edhe AQP-ja, ka hasur në vështirësi dhe sfidat e saja në realizimin e projekteve të prokurimeve qendrore.

“Ne përkundër të gjitha këtyre vështirësive, përkundër një stafi mjaft deficitar. Agjencia Qendrore e Prokurimit Publik në vitin 2016 ka arritur me sukses të realizojë 12 projekte të prokurimeve qendrore, dhe se AQP-ja, në raportin e Progresit cilësohet si një institucion me një integritet të lartë profesional”, ka theksuar ai.

OShP-ja, gjatë vitit 2016 ka shqiptuar dy gjoba për autoritetet kontraktuese , një e ka shqiptuar për Telekomin e Kosovës në vlerë prej 25 mijë eurove dhe tjetrën për Shërbimin Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës edhe këtë në vlerë prej 25 mijë eurove.

Të ngjashme