Prokurori flenë në seancë

Prishtinë | 30 Mar 2017 | 17:29 | Nga

Dardan Molliqaj, sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar dy fotografi, të cilat sipas tij janë të rastit ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, prokurorin e “futi në gjendje të rëndë”, fjalimi i aktivistit Frashër Krasniqi, i cili siç thotë Molliqaj, e shkatërroi secilin “fakt” që ky prokuror e ka paraqitur deri tash.

“Duket se prokurori është në gjendje të rëndë për shkak të falsifikimeve dhe akuzave të pabazuara. Prokurori e ka katandisur vetën aq shumë e aq keq, saqë më nuk mundet as të tërhiqet, e as të vazhdojë”.

“Por ne do t’i shkojmë këtij rasti deri në fund. Dikush duhet të jep përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit, dhe përgjegjësit kryesor janë ata që dhanë urdhra për arrestimin e tij edhe pse nuk e kishin as edhe një, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Ky është prokurori i rastit të montuar politik ndaj aktivistëve.

Fjalimi i aktivistit Frashër Krasniqi i cili me fakte e shkatërroi secilin “fakt” që ky prokuror e ka paraqitur deri tash, e vuri këtë të fundit në siklet aq shumë, saqë siç shihet edhe në fotografi, duket se prokurori është në gjendje të rëndë për shkak të falsifikimeve dhe akuzave të pabazuara. Prokurori e ka katandisur vetën aq shumë e aq keq, saqë më nuk mundet as të tërhiqet, e as të vazhdoj.

Por ne do t’i shkojmë këtij rasti deri në fund. Dikush duhet të jep përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit, dhe përgjegjësit kryesor janë ata që dhanë urdhëra për arrestimin e tij edhe pse nuk e kishin as edhe një fakt.

#DrejtesiPerAstritin #LiriPerAktivistet

P.S. Fotografitë janë të dërguara nga një gazetar prezent në gjykim.(sic)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme