Prokurori i Shtetit ngrit aktakuzë kundër 72 personave në Kosovë

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë aktakuza, kundër shtatëdhjetedy personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, sipas urdhërit të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë persona të dyshuar, dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy personave të dyshuar.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për kryerjen e veprave të
ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale”, thuhet tutje në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme