Prokuroria në Gjakovë: Burri që dyshohet se vrau gruan është në arrati

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 11:55 | Nga

Prokuroria Themelore e Gjakovës  njofton opinionin se sot rreth orës 00:15, ka ndodhur një rast vrasje, në rrugën ”Ali Ibra” P.N në Gjakovë, për momentin në rrethana të panjohura.

Viktima e rastit është një grua e moshës rreth 50 vjeçe, R. Sh.

Ngjarja ka ndodhur në ballkonin e shtëpisë së tashmë të ndjerës, ku viktima dyshohet që është qëlluar nga arma e zjarrit  me një të shtënë në gjoks, i cili ka qenë vdekjeprurës. Dyshohet që vrasjen e ka shkaktuar bashkëshorti i saj Xh. Sh, i cili për momentin është në arrati.

Viktima nga ana e fëmijëve të saj është dërguar në spitalin e qytetit të Gjakovës, ku nga ana e mjekëve është konstatuar vdekja e saj.

Në momentin kur ka ndodhur rasti në ballkonin e shtëpisë, kanë qenë vetëm viktima dhe bashkëshorti i saj. Trupi i pa jetë është dërguar për autopsi, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme