Prokuroria deklarohet për tragjedinë e sotme në Prishtinë

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se pas pranimit të informatës nga policia për dy persona të pa jetë në lagjen “Emshir”, në Prishtinë, prokurori kujdestar i këtij departamenti menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar dy trupa të pajetë, njëri person i gjinisë femrore dhe tjeri i gjinisë mashkullore, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe një armë.

Sipas dyshimeve fillestare, personi i gjinisë mashkullore fillimisht ka privuar nga jeta personin e gjinisë femrore, e më pas ka kryer vetëvrasje.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, njofton prokuroria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme