Prokuroria dhe Policia me sistem elektronik për shkëmbimin e të dhënave

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 11:06 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) lansoi ndërlidhjen e sistemeve elektronike ndërmjet Prokurorit të Shtetit, prokurorive dhe Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ky sistem do të shërbejë në shkëmbimin e të dhënave nga sistemi i Policisë në mënyrë elektronike në Prokurorinë e Shtetit.

Gjithashtu do të ndihmojë qe qytetarët të marrin informata në mënyrë më të shpejtë më transparente.

Bahri Hyseni, kryesues i KPK-së, tha se ky projekt do të ndikojë në transparencën dhe besueshmërinë e të gjithë sistemit prokurorial.

“Digjitalizimi ka qenë një prej  synimeve ngase do të realizojmë një sistem më transparent më të besueshëm, ku prokurorët do të jenë më efikas. KPK tani ka venë në zbatim smilin në të gjitha prokuroritë e Kosovës. Çdo lëndë penale qe pranohet duke përfshirë edhe raportet përfshihen në sistem dhe menaxhimi bëhet nga sistemi. Deri  më tani kemi realizuar ndërlidhjen e sistemit smil me regjistrin civil dhe mund të marrim te dhëna“, tha ai.

Hyseni tha se kanë  marrëveshje edhe me organizatat e biznesit dhe synimi i tyre është që në 2020 këtë sistem ta realizojnë edhe me gjykatat.

“Synimet tona 2020 të jetë edhe me gjykatat dhe të krijojmë një sistem ku të gjitha institucionet e sundimit të ligjit do të regjistrojnë lëndët dhe do ti menaxhojnë përmes sistemit elektronik. Benefite ka edhe për policinë, kursimi në pajisje për kopjim për skanim, kryesorja se nuk do ketë mundësi që lëndët e pranuara të humbin të mbesin në sirtar”, tha ai.

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se lansimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për shkak që ofron transparencë.

Ai tha se një sistem i tillë ka qenë dashur të jetësohet shumë më herët.

“Për ne është shumë e rëndësishme ndërlidhja e sistemit. Një nga standardet që është dashur të jetë më herët, një rëndësi për shkak të transparencës. Ato sistemi duhet t’i furnizojë me dokumente me të dhëna. Kemi pas shumë sfida është dashur t’i kopjojmë pesë kallëzime penale, ku ka marrë kohë. Tash kemi një komunikim të shpejte brenda sekondash. E rëndësishme qasja në informata dhe kjo shkon në interes të qytetarëve. Urojmë më vonë ta kemi edhe me Gjykata. Ta kemi një punë sa më efektive, pres disa vështirësi në fillim por pres se do kemi një komunikim të mirë”, tha ai.

Sipas tij ky sistem nuk lë që lëndët të zvarriten.

Nexhat Haziri bëri prezantimin e ndërlidhjes së sistemeve elektronike te Policisë së Kosovës dhe prokurorisë.

“Me interes me përmend pjesën e të dhënave qe është donacion nga Norvegjia. Është pjesa e serverave është fjala e fundit e teknologjisë. Përmes smilit menaxhojmë komplet sistemin. Bëjmë regjistrimin, nga numri i lëndë, vendosja e të gjitha palëve, këto paraqiten. në pjesën e shkrimores. Ndërlidhja me regjistrin e biznesit, mjafton numri me u vendos dhe pastaj përcillen në sistemin tonë.

Ai tha se tani kanë arritur në 100 për qind në përdorim të këtij sistemi.

Të ngjashme