Prokuroria e akuzon Zoran Vukotiqin për dhunimin e gruas shtatzënë

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 07:09 | Nga Ekonomia Online

Në majin e vitit 1999, forcat policore serbe kishin marrë gruan shqiptare N.N. (identiteti i panjohur) teksa mbante në dorën vajzën e saj 3-vjeçare. Ajo bashkë me familjarët dhe qytetarë të tjerë ishin dërguar para një shtëpie dykatëshe, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Aty do të dhunoheshin gratë e vajzat shqiptare, por që, sipas hetuesisë, vetëm njëra nga viktimat ka dëshmuar për rastin, shkruan sot “Koha Ditore”.

I akuzuar për dhunim, sipas aktakuzës së ngritur ditë më parë, është Zoran Vukotiq, ish-pjesëtar i policisë serbe me shërbim në njërën nga komunat e Kosovës. Aktakuza e përshkruan sesi i akuzuari Vukotiq ia kishte tërhequr vajzën që e mbijetuara e mbante për dore. Vajzën e vogël, sipas dëshmisë, ai e kishte rrëzuar në tokë, ndërsa viktimën e kishte tërhequr nga krahu i djathtë.

“O merrmni mu mos i merrni ato”, citohen fjalët e vjehrrës së viktimës.

Gruja që është dhunuar ishte shtatëzanë në muajin e tretë. Do t’i sillte në jetë dy djem. Si pasojë e dhunimit viktima disa muaj më pas ka abortuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme