Prokuroria e Gjilanit: Esat Ademi ishte prokuror me dinjitet dhe profesionalizëm

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Gjilanit i ka shprehur ngushëllime familjes me rastin e vdekjes së prokurorit Esad Ademi.

Në njoftimin për media të dërguar nga kjo prokurori thuhet se prokurori Ademi, me përkushtim të lartë, dinjitet dhe profesionalizëm i shërbeu institucionit dhe vendit.

Njoftimi i plotë:

Gjilan, 16 Gusht 2020 – Prokuroria Themelore ne Gjilan, ju njofton se sot, më 16 Gusht 2020, me pikëllim të thellë mori lajmin se, në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta prokurori Esat Ademi.

I ndjeri Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili me përkushtim të lartë, dinjitet dhe profesionalizëm i shërbeu institucionit dhe vendit.

Kryeprokurori dhe gjithë stafi i prokurorisë Themelore në Gjilan, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë miqtë e të ndjerit.

Gjithë stafi i Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjithmonë do ta kujtojë me respekt dhe nderim!

Të ngjashme