Prokuroria e Gjilanit mbyll përkohësisht restorantin ku u helmuan qytetarët

Gjilan | 11 Qer 2018 | 14:48 | Nga

Prokuroria e Gjilanit ka marr vendim që të mbyll përkohësisht restorantin ”Garden”, pas rastit të helmimit të rreth 70 personave nga ngrënia e ushqimit gjatë një iftari të së premtes që e lëmë pas.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, i cili ka potencuar se mbyllja e restorantit bëhet deri në përfundimin e fazës finale të hetimeve nga të cilat do të mësohet në detaje se çka shkaktoi helmimin e qytetarëve.

Në mesin e 70 pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë me simptoma helmimi, 28 prej tyre janë hospitalizuar në qendrën emergjente në Gjilan, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme