Prokuroria heton dyshimet për keqpërdorim të biletave nga ish-ministrja Çitaku

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 08:08 | Nga

Është dashur të kalojnë pothuajse gjashtë vjet prej kur ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka udhëtuar me bileta të klasës “biznes” në vend të asaj “ekonomik”, që Prokuroria e Shtetit të aktivizohet dhe të nisë hetimet me dyshimin për keqpërdorime në këtë ministri, shkruan sot Koha Ditore.

Prokuroria e Shtetit po e heton sekretarin e kësaj ministrie, Demush Shasha, si dhe zyrtaret e atëhershme Arlinda Ramadani, Bardha Ajvazi dhe Labinota Kashtanjeva, me pretendimin se kanë keqpërdorur pozitat zyrtare kur kanë urdhëruar ose lejuar pagesën e biletave më të shtrenjta sesa është përcaktuar me udhëzimin administrativ.

Procedurën hetimore në këtë rast e ka konfirmuar prokurori që është duke e hetuar rastin, Kujtim Munishi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme