Prokuroria jep detaje rreth vrasjes në Rahovec dhe vetëvrasjes në Malishevë

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë iu njofton se sot,  në orët e para të mëngjesit pikërisht rreth orës 06:00,  në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, është gjetur një trup i pa jetë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima N.M., ishte 32 vjeç dhe trupi i të njëjtit eshtre gjetur në oborrin e shtëpisë së tij.

Gjithashtu sot në mëngjes rreth orës 07:00 të mëngjesit, nga ana e policisë, Prokuroria ka pranuar informatën se në fshatin Senikë,  Komuna e Malishevës, është gjetur një trup i pa jetë, ku i ndjeri S.Z., 32 vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, dhe i njëjti është gjetur në afërsi të shtëpisë nga babai i tij.

Prokurori i Shtetit ka dalë menjëherë në dy vendet e ngjarjes, dhe me urdhër të tij, dy trupat e pa jetë, janë dërguar për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Të ngjashme