Prokuroria jep detajet e fundit për rastin në Gllogjan

Prishtinë | 27 Nën 2021 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Prokurorja Sahide Gashi në një deklarim për media ka dhënë detaje rreth pistës së hetimeve për vrasjen e trefishtë gjatë natës së mbrëmshme në Gllogjan.

Ajo ka thënë se janë intervistuar disa dëshmitarë dhe se ekipet hetuese janë në terren duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes ku është kryer krimi.

Ajo ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit është kryer edhe një bastisje në Gllogjan por që nuk është gjetur asgjë e dyshimtë ose ndonjë provë në drejtim të identifikimit të të dyshuarit

“U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë me informacionet që kanë. Ky është një moment i rëndë qoftë familjet e viktimave qoftë për ata që kanë qenë në autobus dhe e kanë përjetu. Ne me shumë kujdes jemi duke intervistu çdo dëshmitar okular dhe jemi të ndarë në shumë grupe dhe secili prej tyre jemi duke i koordinu veprimet, kemi intervistu shumë persona. Deri tash me informatat që posedojmë është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator, hetuesit janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme