Prokuroria kërkon paraburgim ndaj tre personave për krime kibernetike

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

 Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve E.J., Ç.B., dhe V.S., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 327 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas marrjes së një mori veprimesh hetimore, janë identifikuar tre (3) persona të dyshuar si pjesë e një grupi hakerësh, të cilët kanë poseduar të dhëna kompjuterike të ndjeshme, duke krijuar një platformë online përmes së cilës kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike në formë të jashtëligjshme. Më këto veprime konsiderohet të kenë shkaktuar dëme te mëdha materiale tek te dëmtuarit.

Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme