Prokuroria ndalon dy persona në Podujevë për falsifikim të testeve të Covid-19

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë dy persona që dyshohet se kanë falsifikuar teste për Covid-19.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë kapur në flagrancë duke kryer këtë vepër penale.

” Në këtë çështje penale, prokurori i rastit ka urdhëruar masat teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe gjatë zbatimit të tyre janë siguruar prova për të cilat dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartcekur, ashtu që në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë zënë në flagrancë dy të dyshuarit në një laborator privat në Podujevë, duke lëshuar teste me rezultate negative të Covid-19″, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 4 shtator 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në këtë çështje penale, prokurori i rastit ka urdhëruar masat teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe gjatë zbatimit të tyre janë siguruar prova për të cilat dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartcekur, ashtu që në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë zënë në flagrancë dy të dyshuarit në një laborator privat në Podujevë, duke lëshuar teste me rezultate negative të Covid-19.

Të dyshuarit e lartcekur ndodhen nën masën e ndalimit 48 orësh.

Të ngjashme