Prokuroria ngriti 36 aktakuza për 24 orë

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 36 aktakuza kundër 39 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona, është realizuar bastisje në dy shtëpi, në fshatin Mushtisht – Komuna e Suharekës,  nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit, nuk janë gjetur armë, me përjashtim të një fisheku të kalibrit 7.62 mm, i cili është sekuestruar nga policia.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 4 sekuestrimi të përkohshme për vepra të ndryshme penale.

–          janë sekuestruar 10 aparate të lojërave të fatit;

–          është sekuestruar Vetura “BMW”, ngjyrë e  zezë, me targa 01-987 – LM,  e cila dyshohet se e ka të falsifikuar “shasinë“ si dhe “librezën”.

–          është sekuestruar një (1) automjet i markës Range Rover, si dhe,

–          është bërë një kërkesë për sekuestrim për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe lojërave të fatit”.

Prokurori i Shtetit, ka bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër personave të ndryshëm për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                ////////////////////////

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur 7  aktakuza kundër 7 personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar personat me inicialet F.R., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, R.I., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, Sh.B., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”, si dhe personi me inicialet V.G., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Ndryshimi i statusit familjar të fëmijës”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Kanosja”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

3.      Prokuroria Themelore Prizren:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, është ndaluar personi me inicialet P.B., për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, të njëjtit i janë sekuestruar 10 aparate të lojërave të fatit.

Me kërkesë të prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhrit gojor për bastisje, është realizuar bastisje në dy shtëpi, në fshatin Mushtisht – Komuna e Suharekës,  nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Po ashtu, me kërkesë të prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, të dyshuarit A.K., nga Prizreni, i është sekuestruar Vetura “BMË”, ngjyrë e  zezë, me targa 01-987 – LM,  e cila dyshohet se e ka të falsifikuar “shasinë“ si dhe “librezën”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” sipas KPRK-së.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet P.B., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 i KPRK-së.

Bastisje:

Pas kërkesës së prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhrit për bastisje, është realizuar bastisje në dy shtëpi, në fshatin Mushtisht – Komuna e Suharekës,  nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit, nuk janë gjetur armë, me përjashtim të një fisheku të kalibrit 7.62 mm, i cili është sekuestruar nga policia.

Sekuestrimet e përkohshme:

Me rastin e ndalimit të të dyshuarit P.B., për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, i janë sekuestruar 10 aparate të lojërave të fatit

Me kërkesë të prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, të dyshuarit A.K., nga Prizreni, i është sekuestruar Vetura “BMË”, ngjyrë e  zezë, me targa 01-987 – LM,  e cila dyshohet se e ka të falsifikuar “shasinë“ si dhe “librezën”.

Me këtë rast, ndaj të dyshuarit është iniciuar hetim për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” sipas KPRK-së.

4.      Prokuroria Themelore Pejë:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë  24 orëve të fundit janë ndaluar 4 (katër)  persona nga prokurorët kujdestar për vepra të ndryshme penale. Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ndaluar tre persona me aktvendim të prokurorit të shtetit, një i mitur është ndaluar 24 orë për shkak të veprës  penale, “Lëndim i Rëndë Trupor”, të ndodhur në Pejë, kurse një i mitur është ndaluar në Klinë, për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”. Po ashtu, në Klinë është ndaluar një i dyshuar për 48 orë, për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë”. Në Departamentin e Përgjithshëm, është ndaluar një person për shkak të veprës penale “Lëndim i Lehtë Trupor” dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit i njëjtit është ndaluar për 48 orë.  Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, dhe një arrest shtëpiak. 

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave për veprat e ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë  24 orëve të fundit janë ndaluar 4 (katër)  persona nga prokurorët kujdestar për vepra të ndryshme penale.

Kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit:

Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar 5 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, dhe një arrest shtëpiak. 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore të Pejës, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza për vepra të ndryshme penale, kundër gjashtë (6) personave.

1. Aktakuzë për veprën penale nga neni 181

2. Aktakuzë për veprën penale nga neni 374

3.Aktakuzë për veprën penale nga neni 181

4. Aktakuzë për veprën penale nga neni 332

5. Aktakuzë për veprën penale nga neni 401

6. Aktakuzë për veprën penale nga neni 320

5.      Prokuroria Themelore Gjilan:

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se në objektin e komunës së Gjilanit, ka kryer veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’’, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, si dhe, ka sekuestruar një automjet të markës Range Rover.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person, për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’’, në objektin e komunës së Gjilanit.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, ku ndaj njërit të dyshuar është paraqitur kërkesë për veprat penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Sulm’’, ndërsa në rastin tjetër për veprat penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Sekuestrimet e përkohshme:

Me kërkesë të Departamentit të Përgjithshëm është sekuestruar përkohësisht një (1)

automjet i markës Range Rover.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin se për 24 orët e fundit ka ndaluar 2 persona, për veprën penale “ dhunë në familje”, gjithashtu e njëjta prokurori ka ngritur 1 aktakuzë kundër 1 personi, për veprën penale “vjedhje e pyllit”, ka bërë një kërkesë për paraburgim kundër 1 personi për veprën penale “grabitje në tentativë”, po ashtu një kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak, kundër një personi për veprën penale ”blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestarë, janë ndaluar 2 persona për veprën penale            ”Dhunë në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një personi, për veprën penale ”grabitje në tentativë”, nga neni 317 paragraf 3, lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak për një (1) person, për veprën penale: “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”  nga neni 273 paragrafi 1 të KPRK-së.               

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “vjedhje e pyllit”,  nga neni 358 të KPRK-së.

7.Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 14 aktakuza kundër 17 personave. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë një kërkesë për sekuestrim për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe lojërave të fatit”.

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, me datë 06 qershor janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale;

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Vjedhje”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Sulm seksual”

3 aktakuza kundër 3 personave për veprën penale “Vozitje në gjendje të dehur”

3 aktakuza kundër 4 personave për veprën penale “Sulm”

1 aktakuzë kundër 2 personave për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Kalim ilegal i kufirit”

2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

1 aktakuzë kundër 2 personave për veprën penale “Kanosje”

Sekuestrimet e përkohshme:

Në Departamentin e Përgjithshëm është bërë një kërkesë për sekuestrim për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe lojërave të fatit”.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person për shkak te dyshimit se ka kryer vepër penale dhunë Familje. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person për shkak te dyshimit se ka kryer vepër penale dhunë Familje.

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit për sekuestrimin të sendeve si në vijim:

Maun (kokë tërheqëse) me targa BZ 18 LRA

Rimorkio me targa BZ 17 LRA

Cigare të llojit DUBAO RED sasia,1480 paketa x 50 boksa x 10 paqeta x 20 cigare.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Një Aktakuzë kundër një personi nga neni 185/1

Një Aktakuzë kundër një personi nga neni 358/2

Një Aktakuzë kundër një personi nga neni 358/2

Një Aktakuzë kundër një personi nga neni 187/2

Një Aktakuzë kundër një personi nga neni 314/1

Një Aktakuzë kundër një personi nga neni 185/1

Të ngjashme