Prokuroria ngriti aktakuzë, por si kishte ndodhur përplasja Haliti-Gashi

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 13:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Halitit dhe deputetit të AAK-së Gani Dreshajt.

Kjo pasi që më 18 maj të vitit 2018 në Kuvendin e Kosovës kishte ndodhur një përplasje mes tyre dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Por si erdhi deri tek ky konflikt, ju rikujton EkonomiaOnline e cila kishte incizuar këtë ngjarje në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetari Xhavit Haliti, pasi që kishte mbushur fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e kishte goditur me bërryl deputetin Gashi, derisa po kalonte, sikur shihet dhe në videon e Ekonomia Online.

Pas kësaj deputeti Gani Dreshaj kishte dalur në anën e Xhavit Halitit duke dashur të sulmojë fizikisht Arben Gashin.

Përplasja fizike pason përplasjen verbale dhe fyerjet që Haliti e Gashi patën në seancën një ditë para kësaj përplasje në Kuvendin e Kosovës.

Pasi nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, nuk ia kishte dhënë fjalën Gashit të LDK-së, ky u qua në këmbë nga ulësja e tij dhe e fyeu Halitin, i cili po e udhëhiqte seancën.

“Balosh ama fjalën”, “mashtrues”, “shko në rrotë të samës” etj., ishin disa nga fyerjet që lëshoi Gashi. Ndërsa Haliti ia ktheu me fjalët: “qen bir qeni”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme