Prokuroria padit 8 veta për keqpërdorim me vota

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 21:48 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prokuroria ka pranuar disa informata për keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula ka thënë se kanë ngritur padi ndaj 8 personave.

Ndërsa koordinatorin e zgjedhjeve nga Policia e Kosovës, Naim Rexha ka thënë janë trajtuar 17 informacione të ndryshme të cilat janë angazhuar Policia.

Ai ka thënë se zgjedhjet deri në këtë fazë kanë kaluar pa ndonjë impakt. Ai i ka cilësuar si zgjedhje të zakonshme dhe të qeta.

Rexha ka folur edhe për ardhjen e Marko Gjuriqit ku ka thënë se Gjuriq ka marrë leje për të qëndruar në Mitrovicë.

Ai ka thënë se kanë marrë informata për angazhimet që i ka pasur ai, por ai ka thënë se s’ka pasur vepër penale, por për sjelljen e tij, ka thënë se do ta hartojnë një raport për MPB.

Të ngjashme