Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për hyrje në sistemet kompjuterike

Prishtinë | 17 Gus 2022 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet S.G, për “hyrje në sisteme kompjuterike”.

Sipas Prokurorisë, S.G., në periudhën kohore nga muaji tetor 2017 e deri në muajin korrik të vitit 2019, në bashkëpunim me të pandehurin R.K.  me qëllim të përfitimit e dobisë pasurore të kundërligjshme kanë  siguruar dhe kanë përdorur në mënyrë të kundërligjshme kartelat bankare të kreditit “VISA” gjithnjë me qëllim që të aplikojnë për mënyrën e transfereve apo pagesave në sistemin “OF-Line”, duke e ditur se për të njëjtat nuk mund të ofrojnë mbulesë.

 “Me këto veprimi i pandehuri S.G. ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike’’ neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 17 gusht 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me iniciale S.G.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri S.G., në periudhën kohore nga muaji tetor 2017 e deri në muajin korrik të vitit 2019, në bashkëpunim me të pandehurin R.K.  me qëllim të përfitimit e dobisë pasurore të kundërligjshme kanë  siguruar dhe kanë përdorur në mënyrë të kundërligjshme kartelat bankare të kreditit “VISA” gjithnjë me qëllim që të aplikojnë për mënyrën e transfereve apo pagesave në sistemin “OF-Line”, duke e ditur se për të njëjtat nuk mund të ofrojnë mbulesë.

Me këto veprimi i pandehuri S.G. ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike’’ neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Të ngjashme