Prokuroria Themelore në Ferizaj këtë javë ka ngritur 73 aktakuza

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj, vetëm gjatë kësaj jave ka ngritur gjithsejt 73 aktakuza, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe ka  marrë nëntëmbëdhjetë (19) aktvendime për fillim të hetimeve.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësa jave, janë ngritur gjashtë aktakuza (6) dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsejt 64 aktakuza, ka bërë dy  kërkesa për caktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë njëmbëdhjetë (11) aktvendime për fillim të hetimeve.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë kësaj jave ka ngritur tri (3) aktakuza dhe ka marrë tre (3) aktvendime për fillim të hetimeve.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Të ngjashme