Prokuroria thotë se dosjen paraprake e dorëzon në shtator, mbrojtja e cilëson të vonuar

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Gjykatësi ka kërkuar shtyrjen e afatit për vendosjen në dispozicion të njoftimit të hollësishëm që të jetë dita e premte 25 qershor 2021.

Prokurorja ka thënë se ZPS-ja duhet të jetë në fazë të përparuar për nxjerrjen e materialeve. Ajo ka thënë se nuk do të ishte efikase që të bëhen kërkesa nga mbrojtja e që prokuroria t’iu japë përgjigje për dorëzimin e materialeve.

Gjykatësi ka kërkuar një datë nga prokuroria për përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin e dosjes paraprake.

Prokurorja ka thënë se është shumë e rëndësishme që të mbahet lidhje midis afate të përcaktuara për secilin fazë.

Ajo ka thënë se materialet t’i dorëzojnë në javën e dytë të shtatorit 2021 dhe arsyeja për ndryshimin në afatin kohor është për shkak të afateve të reja për rikategorizimin e provave.

“Ndonëse ne jemi tash të fokusuar te detyrimet që i kemi sa i përket nxjerrjes. Nënkategorizimi i materialeve kërkon kohë”, ka thënë ajo.

Avokati David Hooper ka thënë se çfarë nevojë ka për të bërë hetime në këtë fazë.

Ai ka thënë se këtë e bëjnë për të përforcuar një dosje që nuk është aq e fortë.

Avokati Ben Emmerson ka thënë se në parashtrimet e tij me gojë ka kërkuar që të bëjë shkëputjen e lidhjes që ka prokuroria për dosjen paraprake dhe fillimit të gjyqit. Sipas tij, ata nuk e kanë kuptuar mesazhin, sepse sipas tij, është e rëndësishme për mbrojtjen që sa më shpejtë t’u dorëzohet dosja paraprake.

“Ne nuk do të fillojmë të diskutojmë se kur fillon gjykimi, por të jepet një lloj rendi. Prokuroria deri në mes të qershorit të sqarojë pozicionon e saj dhe të japë një dosje. Afatet kohore që jep Prokuroria nuk janë realiste. Duhet të fokusoheni te data që do të dorëzohet dosja paraprake që ta dimë se çfarë do të dorëzohet e të përgatitemi”, ka thënë ai.

Emmerson ka kërkuar nga gjykatësi të bëhet një datë për dorëzimin e dosjes.

Avokati Young ka thënë se vonimi i dosjes paraprake deri në shtator është e papranueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme