Prokurorja Hajdari: Një dëshmitar ka treguar se në pjesën ku po gërmohet janë varrosur njerëz gjatë luftës

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 09:53 | Nga Arlinda Sjediu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kampusin e Universitetit të Prishtinës kanë nisur gërmimet nën dyshimin se aty mund të ketë mbetje mortore të të vrarëve gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Prokurorja Drita Hajdari tha sa urdhëresa për gërmime në këtë pjesë ka ardhë pas dëshmisë së një qytetari se ka parë trupa të pajetë që janë varrosur në këtë pjesë.

“Siç e dini në këtë vend ka pasë punime, gërmime edhe më herët sipas dëshmitarëve. Duke vepruar sipas informatave detyrë e Prokurorisë është që të verifikohen këto informata dhe gjithmonë veprojmë në atë mënyrë që urdhërojmë gërmime përkundër faktin që ky lokacion është gërmuar disa herë. Një dëshmitar ka pohuar se në këtë lokacion janë parë duke u varrosur njerëzit”, tha Hajdari, raporton Ekonomia Online.

Jahja Lluka nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, tha se shpresojnë që të gjejnë mbetje mortore në këtë pjesë në mënyrë që familjarët të kenë një varr dhe të dinë ku i kanë të dashurit e tyre.

“Më herë është gërmuar në një lokacion tjetër dhe s’ka pas gjetje, dëshmitarët kanë thënë që këtu gjatë luftës dhe dyshohet . Diçka ka ndodhë por ne nuk mund ta dimë saktë. Ne po shpresojmë që sot do të gjejmë mbetje mortore. Është lehtësim edhe për familjarët sepse edhe ata janë pajtuar që të gjejnë mbetje që të dinë ku i kanë varret më të dashurit e tyre”.

“Nuk mund te themi për sa njerëz, qytetarët afër këtyre banesave kanë dhënë dëshmi dhe Prokurori ka dhënë urdhër të gërmohet në këtë pjesë që po dyshohet. Janë dy lokacione, tjetri është në pjesën e lartë m’varet se si do të shkojnë edhe punimet”.

Ai ka treguar edhe për gërmimet që po bëhen në varrezat e myslimanëve në Mitrovicën Veriore dhe për gërmimet që janë ndërprerë në Serbi.

“Ne nuk e kemi ndërprerë punën për asnjë ditë, kemi qenë në varrezat në Mitrovicën Veriore dhe dy tjera në Serbi të cilat janë ndërprerë. Serbia për mos të thënë se nuk po bashkëpunojmë po na dërgojnë në vende ku ka me miliona mbetje inerte dhe gërmimi është i pamundur. Krimi nuk plaket dhe sot ka sigurt mbetje mortore edhe në Serbi”, tha Lluka, raporton EO.

Ai shprehu ngushëllime edhe për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Të ngjashme