Promovohen strajcat e ripërdorshme, u punuan nga personat me nevoja të veçanta

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 10:15 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Handikos” dhe The Balkan Forum kanë nisur kampanjën “Thuaj Jo Qeseve të Plastikës”, ku në sheshin “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza” në Prishtinë përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht kanë prezantuar strajcat e ripërdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i “Handikos”, Afrim Maliqi tha se kampanja për qëllim ka mbrojtjen e mjedisit përmes përdorimit të strajcave.

Ai ka sqaruar se në të njëjtën kohë po promovohet puna e 10 personave me nevoja të veçanta.

“Ne sot po fillojmë me eliminimin e qeseve apo plastikës me qëllimin kryesor vetëdijesimin e popullatës dhe qytetarëve në Kosovë dhe në mborjtje të mabientit por edhe ndikimin financiar te të gjithë qytetarët gjithsesi edhe te mbështetja e personave me aftësi të kufizuar, pasi që vet I kanë punuar”.

“Nga inormatat që kemi në Kosovë diku rreth 5 milionë euro shpenzohen vetëm në qeset e plastikës dhe prej tyre shumë pak reciklohen, ne po mundohemi që të zhvillojmë këtë fushatë me qëllimin kryesor që ta vetëdijesojmë popullatën.Këto do të ndikojnë direkt të mirëqenia dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuar në Kosovë”, tha Maliqi raporton EO.

Sadete Dubova nga “Handikos”, tha se kanë punuar 3 mijë strajca dhe se në qepjen e tyre kanë marrë pjesë dhjetë persona me nevoja të veçanta.

“Prej muajit shkurt kemi filluar me prodhimin dhe ka qenë punë e mirë dhe kemi punuar me shumë përkushtim dhe pasion dhe janë punuar prej durëve tona duke filluar prej dizajnit.Jemi shumë të lumtur dhe dëshirpojmë që të na mbështesim institucionet dhe kompanitë e ndryshme që ti hekin prej përdorimit qeset e plastikës sepse janë të dëmshme”.

Të ngjashme