Promovohet libri “78 ditë bombardime të NATO-s”, i autorit Shyqri Nimani

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 15:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar libri “78 ditë bombardime të NATO-s”, i autorit Shyqri Nimani. Në këtë libër flitet për fushatën ajrore të NATO-s ndaj Serbisë, që zgjati gjithsej 78 ditë, raporton Ekonomia Online.

I pranishëm në këtë promovim ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti. Ai e quajti ditë ideale promovimin e këtij libri. Tha se ky libër i kujton sfidat dhe sakrificat për të ardhur deri këtu.

“Zotëri Nimani ka mbledhur pasqyrime të shumta britanike me ndërhyrjen e NATO-s. Tutje zotëri Nimani vënë pah marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Nisur me programin politik për Serbinë për të vazhduar deri të marrëveshja për shpërngulen e shqiptarëve në Turqi. Nimani na jep një hyrje narrative të Kosovës. Bombardimet e NATO-s janë e një historie të gjatë. Autori Nimani bazohet në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ndërkombëtareve. Na rikujton sfidat dhe sakrificat se si kemi arritur deri sot. Veprat si kjo janë të domosdoshme. Andaj dëshiroj ta përfundoj duke zgjedhur të lexoj poezinë me të cilen Nimnai ka përmbyllur veprën e tij “Ata erdhën për sindikalistë sepse nuk fola, pastaj erdhën për mua dhe askush nuk kishte mbetur të fliste për mua””, ka përfunduar fjalimin e tij shefi i Qeverisë.

Profesori, Lulzim Tafa, tha se në këtë libër janë përfshirë shumë shklrime që kishin të bënin me fushatën ajrore të NATO-s.

“Nimani e ka kuptuar ndikimin që mediat kanë në shoqëri në krijimin e opinioneve. Duke njohur këtë fuqi, Nimani zgjedh gazetat britanike. Profesor Nimani ka përfshirë të gjitha shkrimet që kishin të bënin me fushatën ajrore të NATO-s. Janë dy arsye pse zgjodhi shtypin britanik, informimi i lexuesit kosovar që NATO i dha Kosovës në ditët më të vështira. Shtypi britanik me kohë informonte opinionin për terrorin në Kosovë”, tha Tafa.

E vet autori i librit ishte fjalë pak. Tha se në këtë libër Tha se nuk duhet të quhet shteti më i ri në botë por si kombi më i vjetër.

“Unë kam pasur dëshirë të shkruaj një parathënie. Ne jemi kombi më i vjetër dhe shkruva një parathënie që është retrospektivë. Nuk kam dëshirë kur po thonë se jemi shteti më i ri në botë, në fakt jemi kombi më i vjetër në botë. Këtu në libër është rrëfimi Gernika e Kosovës. Ne shqiptarët e duam familjen shumë, fëmijët dhe kemi gratë që udhëheqin kombin shqiptar”, tha ai.

Të ngjashme